|
www.albrafting.org
Kanionet e Osumit
Te ndertuara per te qene nje bukuri dhe thesar i mbare njerezimit, nepermjet mrekullise krijuese te mjeshtrit me te madh te koherave, natyres, kanionet e Osumit gjenden ne lumin e Osumit, ne qarkun e Beratit, bashkia Corovode.
Jo vetem lartesia e tyre prej rreth 150 m, gjeresia ku shtrihet tere hijeshi uji i kristalte qe rrjedh nga burimet magjike te malit te Tomorrit, ( e cila varion nga 70m per tu ngushtuar ne 1,2 m ), gjatesia prej 26 km, por ajo qe i ben emocionuese ne cdo moment, ne cdo kohe eshte magjia qe te mberthen qe ne sekonden e pare qe i sheh, duke te bere pre te dashurise se perjetshme.
Eshte teper e veshtire, here e pamundur per te pershkruar ato emocione qe perjeton duke i pare dhe prekur dhe ndoshta eshte e pabesueshme por eshte e vertete qe takimi me to te ndryshon jeten.
Pamja qe te ofrojne ato kur i sheh nga siper eshte padiskutim maramendese, por ajo cka ti prek kur futesh mes tyre dhe shetit, te ben te mendosh se je ne nje vend-endrrash.
Rruges ti prek gjurme te te gjitha koherave, duke fituar perjetesine. Tete ujevarat madheshtore, katedralja, syri, porta e djallit te bejne ty pjese te perralles…
Rafting
Castle Park ju fton te provoni momente te paharrueshme dhe te paperseritshme ne kete fillim sezoni te ushtrimit te sportit rafting, ne kanionet e mrekullueshme te lumit Osum.
Ky sezon turistik u hap me shoqerimin e ambasadorit Italian dhe konsullit Italian, te cilet kaluan nje dite per tu kujtuar gjate githe jetes.
Per te gjithe ju qe keni nevoje per relax, shkarkim stresi, adrenaline, emocion, aventure, Castle Park vjen prane jush me nje super oferte.
Klikoni ne nje nga paketa e meposhtme per me shume informacion.
• Paketa 1 | • Paketa 2
|